“U dogj shtëpia dhe ferma me lopë”, banorët e Levanit të alarmuar: S’kemi parë ndonjëherë zjarr të tillë

“U dogj shtëpia dhe ferma me lopë”, banorët e Levanit të alarmuar: S’kemi parë ndonjëherë zjarr të tillë

Zjarri në Levan të Fierit ka marrë përmasa të frikshme dhe përveç dëmeve materiale, banorët shprehen se është djegur edhe një fermë me lopë. Një prej banorëve, dukshëm i mërzitur, shprehet se i është djegur shtëpia. “Kaluan flakët. Na dogjën. U dogj shtëpi e të gjitha. Jemi dy veta në familje. Nuk e dimë nga erdhi zjarri”, shprehet një nga banorët. “Frynte erë shumë. Nuk kishte kush e fikte, ne këtu në Levan nuk kemi as ujë. Ishte vetëm një helikopter, bënë punë, por ishin pak. Tani rrezikohen banesa të tjera. Është çmenduri, nuk pyet njeri për ullinjtë. U dogj shtëpia, iu dogjën lopët atje lart, u dogj ferma. Nuk ka ndodhur ndonjëherë si sot”, deklaron një tjetër banor. gijotina.com/