No Image Available

U dënua me 20 vite, Apeli e shpalli të pafajshëm/ Gjykata e Lartë rikthen në gjykim dosjen e Ergys Kolaverit

foto TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim në Apel çështjen penale ndaj Ergys Kolaverit i cili fillimisht ishte dënuar me 20 vite burg por më pas u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Treshja penale e përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni dhe Valbon Çekrezi ka prishur vendimin e Apelit të datës 26 tetor 2022 duke urdhëruar rishqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykuese. Kolaveri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burg për veprat penale 'Vrasje për gjakmarrje' mbetur në tentativë 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit' si dhe 'Plagosja e rëndë me dashje'. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 30 korrik 2016 në ambientet e ajrimit të...