U.D. Presidentja Haxhiu pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, z. Jean-François Huchet
7 September, 2026 - 16:00 Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, z. Jean-François Huchet. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Jean-François Huchet dhe shumë sukses në misionin e tij diplomatik, me bindjen se gjatë mandatit të tij do t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. “Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit. Sot, marrëdhëniet tona mbështeten në një bashkëpunim të gjerë politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe kulturës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu. Në takim, është biseduar edhe për mundësitë...
Burimi:
kultplus.com