U.D. Presidentja Haxhiu përkujton viktimat e “Grupit të Intelektualëve”, pas 27 vjetësh identifikohen tre prej tyre

U.D. Presidentja Haxhiu përkujton viktimat e “Grupit të Intelektualëve”, pas 27 vjetësh identifikohen tre prej tyre

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Adem Beqirin, Idriz Rrecajn dhe Salih Mëziun, tre nga viktimat e “Grupit të Intelektualëve”, identiteti i të cilëve u konfirmua pas 27 vjetësh kërkimi. Në një aktivitet të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, Haxhiu tha se familjet e tre viktimave më në fund morën përgjigje për fatin e të dashurve të tyre, të cilët tashmë mund të prehen në paqe. Më 19 prill 1999, forcat serbe rrëmbyen 23 civilë shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Ata u ndaluan në Melajë, në Kalludër të Vogël, ku u keqtrajtuan dhe më pas u ekzekutuan, ndërsa trupat e tyre u fshehën në përpjekje për të zhdukur...