U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet
Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga dy shoqëruesit e tij. 20-vjeçari u gjet në rreth 2,600 metra mbi nivelin e detit pas një operacioni shpëtimi 14-orësh, sipas Shërbimit Austriak të Shpëtimit Malor. Burri u nis si pjesë e një tresheje përgjatë shtegut Konigsjodler në vargmalin Hochkonig të shtunën pasdite, pavarësisht parashikimeve të këqija të motit dhe një paralajmërimi të raportuar nga një alpinist tjetër. “Rreth 2,600 metra, një nga tre gjermanët nuk mundi të vazhdonte dhe bëri një telefonatë emergjence rreth orës 7 të mbrëmjes. Megjithatë, shoqëruesit e tij vazhduan ngjitjen e tyre dhe arritën në Matrashaus po atë natë”, thuhet në njoftim. Operacioni i shpëtimit u ndërlikua nga fakti se një ekip shpëtimi me helikopter...
Burimi:
javanews.al