U arrestuan nga policia, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

U arrestuan nga policia, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të te Kryeministria, policia ka arrestuar 14 persona, të cilët tentuan të hynin brenda godinës. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, disa prej tubuesve kanë dalë në protestë te komisariati nr. 3, ku po mbahen një pjesë prej tyre. Ata bëjnë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar, duke brohoritur: Lironi shqipet! Ndërkohë, edhe mbrëmjen e djeshme, pas përplasjeve edhe me efektivët, të cilët krijuan kordon në godinën e Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt komisariatit nr. 3, me të njetat thirrje, për të liruar të arrestuarit.