U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Gjykata e Fierit ka vendosur sot (17 shtator) masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes. Seanca për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “Arrest me burg”. Bledar Bakaj, 52 vjeç, u ndalua tre ditë më parë si i dyshuar për dhunën ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, në Suk të Roskovecit. Në Komisariatin e Fierit, 52-vjeçari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren dhe se do të...
Burimi:
javanews.al