U arrestua nën dyshimet se po përgatiste një atentat në Lezhë,  Apeli liron nga qelia Vinçesk Pirolin

U arrestua nën dyshimet se po përgatiste një atentat në Lezhë, Apeli liron nga qelia Vinçesk Pirolin

Vinçesk Piroli TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, i arrestuar një muaj më parë në Lezhë pas planifikimit të një atentati. Nga “arrest me burg”, gjykata ka caktuar ndaj Pirolit masën “arrest në shtëpi”.  Ai u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, pasi dyshohej se në bashkëpunim kishin planifikuar të kryenin një atentat. Si u krye arrestimi i tyre-atentati i dështuar Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Ndërkohë personi i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin...