U arrestua në Shkodër me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg për Bledar Çafin

U arrestua në Shkodër me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg për Bledar Çafin

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Çafin, i arrestuar në Shkodër me urdhër të SPAK. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Çafi nuk ka dhënë deklarime para gjyqtarit, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij. Cafi u arrestua mëngjesin e djeshëm, 26 shtator, në banesën e tij në Shkodër, gjatë një operacioni të SPAK, Policisë së Shtetit, RENEA-s dhe BKH-së.  Nga hetimet e kryera nga SPAK, Bledar Cafi akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale. Por kjo nuk është hera e parë që...