U arrestua me akuzën e spiunazhit për llogari të Serbisë, Fatmir Sheholli del para gjykatës në Kosovë: Jam i pafajshëm!
Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të gjyqit ndaj tij si i dyshuar për spiunazh në dëm të Kosovës dhe për shantazh. “E ndiej veten të pafajshëm”, është deklaruar Sheholli në mëngjesin e 7 shtatorit, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me të dy veprat penale. Sheholli akuzohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dhe se e ka shantazhuar një person për një shumë prej 13.000 eurosh. “I pandehuri ka zbatuar në tërësi edhe një plan konkret i cili synonte dëmtimin e interesave të Republikës e Kosovës dhe ndërhyrjes së procesit zgjedhor të mbajtur më 12.10. 2025”, ka thënë prokurori special në këtë rast, Bekim Kodraliu. Avokati i Shehollit, Mentor Neziri, tha se i pandehuri...
Burimi:
javanews.al