U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

Ky është Salvatore, alias Shpëtim Aliu, 51-vjeçari nga Elbasani, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si kreu i një grupi kriminal që trafikonte tonelata kokainë nga vendet e origjinës drejt Europës. Falë bashkëpunimit të autoriteteve, ai mundi të vihej në pranga në Rusi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Për Aliun, në qershor të këtij viti, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, nën akuzën për trafikim të narkotikëve, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Hetimet e SPAK kanë dokumentuar veprimtarinë e rrjetit që drejtohej nga Salvatore Aliu për vitet 2019-2021, përgjatë së cilave dyshohet se ka arritur të fusë në Evropë 50 tonë kokainë, ndërsa...