U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Franko Dopi, i cili ishte arrestuar në flagrancë gjatë protestave. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Dopi është nën hetim për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe dëgjimit të palëve, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë. Në vendimin e marrë këtë të shtunë, më 24 tetor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e vlerësoi arrestimin si të ligjshëm, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Franko Dopit, nëse ai nuk mbahet për...