U arrestua dje për tjetërsimin e tokave në Fier, Arben Voja shtrohet me urgjencë në spitalin që drejtonte, shkak problemet kardiake!
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar me urgjencë në spitalin që drejtonte, rreth mesnatës, pas u arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë. Burime policore bëjnë me dije se Voja ka shfaqur probleme të papritura kardiake dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Voja u arrestua një ditë më parë në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë. Ai ka drejtuar më herët Kadastrën e Fierit dhe dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim. Krahas Vojës, masa e sigurisë “arrest në burg” u ekzekutua edhe për ish-kreun e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësen e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noteren Anila Haxhiu. Për personin e pestë,...
Burimi:
javanews.al