U abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës, dalin detaje tronditëse nga rasti i 12 vjeçares
Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një 12-vjeçareje në Tiranë është bërë publik ditët e fundit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë të mundshëm. Gazetari Eraldo Harlicaj, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, tha se rasti u zbulua pasi e mitura kërkoi ndihmë te psikologia e shkollës. Sipas tij, vajza kishte treguar se kishte shpërndarë materiale intime te disa shoqe, të cilat më pas i kishin shpërndarë më tej dhe e kishin bullizuar online. Nga bisedat me psikologen, mësuesen dhe drejtuesin e shkollës, sipas gazetarit, ka dalë në pah edhe përfshirja e një të afërmi të miturës. Rasti më pas iu referua policisë dhe, gjatë hetimeve në telefonin e vajzës, u gjetën materiale që autoritetet...
Burimi:
ntv.al