Tymi nga zjarret në Fier mbulon Vlorën, errësohet e qielli (VIDEO)

Tymi nga zjarret në Fier mbulon Vlorën, errësohet e qielli (VIDEO)

FOTO NGA TYMI NE VLORAE VLORË- Shtëllunga të dendura tymi nga zjarret e mëdha që vijojnë të djegin disa zona të Fierit kanë arritur deri në Vlorë, duke errësuar një pjesë të qiellit në hyrje të qytetit. Përhapja e tymit është bërë e dukshme gjatë pasdites, ndërsa flakët në fshatrat e bashkisë fqinje vijojnë të mbeten aktive dhe të krijojnë probleme në disa zona të prekura. Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë operacionet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërsa në disa raste është bërë edhe evakuimi i banorëve për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen për të kufizuar pasojat e zjarreve në zonat e prekura./ZËRI