Tym e flakë tek Ministria e Arsimit/ Protestuesit me gurë, policia me ujë dhe gaz
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi një grup protestuesish, kryesisht të rinj të maskuar, kanë hedhur gurë dhe copa pllakash drejt policisë dhe godinës së Ministrisë. Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me autobotë uji me presion, ndërsa në zonë janë dislokuar edhe forcat e FNSH-së. Tre kosha mbeturinash janë djegur gjatë përplasjeve. Deri në momentin e raportimit, efektivët nuk kishin përdorur gaz lotsjellës. Pjesa tjetër e protestuesve ka vijuar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike. Lexoni edhe: Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës, demokratët nuk duan leje që të dalin në shesh Pas tensioneve me studentët, deputetët e PD-së tërhiqen dhe lirojnë...
Burimi:
kohajone.com