Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për fronin e golashënuesve
Dy sulmuesit e Kombëtares shqiptare po bëjnë një nisje spektakolare të sezonit në Turqi. Rey Manaj dhe Taulant Seferi po garojnë për kreun e golashënuesve në Ligën e Parë turke, duke e kthyer garën e golave edhe në një duel kuqezi. Rey Manaj është aktualisht në krye të listës së golashënuesve me 5 gola në 5 ndeshje, ndërsa pas tij vjen Taulant Seferi me 4 gola në po 5 takime. Manaj e siguroi avantazhin pas dopietës së realizuar ndaj Mardinit, ndërsa Seferi vazhdoi serinë e tij pozitive duke shënuar në transfertën ndaj Karagümrük. Shifrat e dy sulmuesve Rey Manaj – Sivasspor: 5 ndeshje, 5 gola Taulant Seferi – Kayserispor: 5 ndeshje, 4 gola Diferenca mes tyre: vetëm 1 gol Manaj po tregon një formë të...
Burimi:
vizionplus.tv