Turqia dërgon 2 mijë tonë miell për refugjatët palestinezë dhe familjet e zhvendosura në Liban
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) ka dërguar 2,000 tonë miell për refugjatët palestinezë dhe familjet e zhvendosura në Liban. Një ceremoni që shënoi dorëzimin e ndihmës u zhvillua të mërkurën në Portin e Bejrutit, ku morën pjesë ambasadori i Turqisë në Liban, Murat Lutem, kreu i Këshillit të Lartë të Ndihmave të Libanit, Bassam Nabulsi, dhe drejtoresha e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Liban, Dorothee Klaus. Mielli do t’u shpërndahet refugjatëve palestinezë dhe familjeve të zhvendosura nga sulmet izraelite. Pritet që Turqia të vazhdojë të ofrojë ndihmë për njerëzit në nevojë në të gjithë Libanin. “Solidariteti ynë me Libanin do të vazhdojë” Duke folur për Anadolu, ambasadori Lutem tha se ndihma e Turqisë për njerëzit në nevojë...
Burimi:
syri.net