“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve
Publikimi i videove intime të artisteve të njohura me kompozitorin Adi Hila ka nxitur një valë reagimesh në rrjetet sociale, në mbrojtje të tyre dhe sensibilizimit të shoqërisë. Një faqe e quajtur ‘Antifa feministe’ ka shpërndarë disa foto të shkrimeve të ndryshme në mure ku thuhet: “Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë seks” etj.” Kompozitori Adi Hila është vënë nën hetim për regjistrimin e videove pa dijeninë e artisteve, sipas asaj që ato kanë deklaruar. Në një postim të gjatë, ‘Antifa feministe’ shkruan se thelbi i problemit është dhunimi i privatësisë dhe dinjitetit të artisteve, të cilat janë filmuar pa dijeninë e tyre. “Është tej mase shqetësuese, por fatkeqësisht një simptomë në shoqërinë tonë, fakti që raportimi dhe fokusi mediatik, perceptimi si...
Burimi:
javanews.al