TURP I MADH PER AMERIKEN DHE EUROPEN, KRIMINALIZUAN NJE LUFTE QE ATA VETE E MBESHTETEN

TURP I MADH PER AMERIKEN DHE EUROPEN, KRIMINALIZUAN NJE LUFTE QE ATA VETE E MBESHTETEN

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar reagime të forta edhe në qarqet ndërkombëtare. Në një analizë të tij, studiuesi amerikan Daniel Serwer e cilëson vendimin dhe vetë funksionimin e Dhomave të Specializuara si të padrejtë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u krijua dhe funksionoi kjo gjykatë. Thaçi u dënua me 25 vite burgim, ndërsa tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së morën gjithashtu dënime të rënda. Sipas vendimit të shkallës së parë, ata u shpallën fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Serwer argumenton se Kosova dhe veçanërisht Thaçi iu nënshtruan presionit amerikan dhe evropian për krijimin e Dhomave të...