Turizmi në Shqipëri, prioritet edhe për vitin 2027
Turizmi do të vijojë të jetë një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë edhe në vitin 2027, me fokus rritjen e konkurrueshmërisë, diversifikimin e ofertës, zgjatjen e sezonit turistik dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Për vitin 2027, programi “Zhvillimi i Turizmit” mbështetet me një buxhet prej 848,5 milionë lekësh, i cili do të financojë ndërhyrje të lidhura me promovimin ndërkombëtar, zhvillimin e produkteve të reja turistike, mbështetjen e projekteve dhe aktorëve të sektorit, menaxhimin e destinacioneve dhe transformimin digjital të shërbimeve turistike. Synimi është që rritja e turizmit të shoqërohet me më shumë organizim, më shumë formalizim dhe një përvojë më cilësore për vizitorët, duke rritur njëkohësisht kontributin e sektorit në ekonominë kombëtare. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se...
Burimi:
kultplus.com