Turistët zgjedhin Vlorën edhe në shtator, deti dhe mikpritja mbeten atraksionet kryesore
Muaji shtator vijon të sjellë turistë dhe vizitorë në Vlorë, të cilët zgjedhin qytetin bregdetar për të shijuar ditët e fundit të verës, bukuritë natyrore dhe atmosferën e veçantë që ofron qyteti. Pas fluksit të lartë të vizitorëve gjatë muajve të verës, Vlora vijon të mbetet një destinacion i preferuar edhe në shtator, periudhë e cila karakterizohet nga një klimë më e butë dhe një atmosferë më e qetë, duke krijuar mundësi për pushuesit që duan të shijojnë bregdetin dhe destinacionet turistike të zonës. Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini ndau përshtypjet e turistëve që po kalojnë këto ditë shtatori me diell në qytetin bregdetar. “Turistët e shtatorit e shijojnë Vlorën jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për mikpritjen që gjejnë”, tha Mersini....
Burimi:
kultplus.com