Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Maqedonia e Veriut është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Europian deklaroi kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shkup. Hapi vendimtar mbetet ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e pakicës bullgare në të. Von der Leyen pranoi se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, por garantoi se vendi do të mirëpritet në familjen evropiane me identitetin dhe gjuhën e tij. “Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë hapin përfundimtar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Tani ka vetëm një hap të rëndësishëm që duhet të bëni për të ecur përpara dhe për të hapur klasterin e parë. Kjo është një çështje e ndjeshme, por dua të jem shumë e qartë për angazhimin e Evropës. Ne...