Turi i Ripërtëritjes/ PD nis aksionin në terren, Noka: Situata dramatike, kërkohet qeveri teknike

Turi i Ripërtëritjes/ PD nis aksionin në terren, Noka: Situata dramatike, kërkohet qeveri teknike

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht turin e saj mbarëkombëtar, me fokus ripërtëritjen, organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi takimin e parë të këtij turi në qytetin e Gjirokastrës, ku u takua me drejtuesit lokalë, strukturat dhe anëtarësinë demokrate. Në qendër të takimit ishte organizimi i brendshëm i partisë, mobilizimi i bazës dhe analiza e situatës politike në vend. Noka kërkoi angazhim më të madh të strukturave dhe ngritjen e Partisë Demokratike në lartësinë e detyrës përballë sfidave politike që po përballet Shqipëria. Gjatë fjalës së tij, Noka e cilësoi situatën aktuale politike dhe ekonomike tejet dramatike, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për një sërë skandalesh dhe për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve. “Sot Edi...