Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Ditën e sotme protesta po vijon pa tensione para Ministrisë së Arsimit. Teksa forcat e rendit kanë vijuar qëndrimin e tyre para godinës, një gjest humanitar është bërë nga një grup protestuesish, të cilët u kanë ofruar ushqim, sanduiç, jo vetëm të rinjve, por edhe forcave të policisë. Sipas pamjeve, policia duket se e ka refuzuar këtë ofertë, ndërsa një ditë më parë, protestuesit, në formë ironie, u kishin hedhur molto. Ndërkohë Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë, pas protestës së të martës në kryeqytet. Mes të ndaluarve janë edhe dy të mitur. Sipas saj, në lidhje me sulmin ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3, është identifikuar dhe ndaluar edhe një 33-vjeçar, i dyshuar se...