“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet në mënyrën më të dhimbshme nga “US Open 2026”

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet në mënyrën më të dhimbshme nga “US Open 2026”

Tenisti Novak Djokovic është eliminuar në mënyrën më të dhimbshme nga US Open 2026, pasi u mposht nga Mariano Navone pas një beteje me pesë sete (6-7, 7-5, 6-4, 2-6, 1-6). Tenisti serb pati probleme të rënda fizike gjatë ndeshjes. Ai vuajti nga të përzierat, ngërçet, dhimbjet në shpinë,në shpatull dhe gju. Në setin e pestë, Djokovic ‘shpërtheu’ edhe në lot, duke marrë mbështetjen e publikut. Pas ndeshjes, 39-vjeçari pranoi se probleme të tilla po e shoqërojnë pothuajse në çdo ndeshje këtë vit dhe se trupi i tij po e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë ngarkesën fizike. “Nuk po arrija ta përfundoja ndeshjen. Kam vuajtur gjatë gjithë kohës”, deklaroi Djokovic./VIZION PLUS