Trupi gjykues: Të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal
Trupi gjykues tha se përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por konstatoi se ata vepruan së bashku dhe arritën marrëveshje për një qëllim të përbashkët kriminal. Sipas gjykatësit Smith, ata ngritën bashkërisht objekte ndalimi, u caktuan personave të tjerë role dhe pozita për realizimin e këtij qëllimi dhe lëshuan komunikata përmes të cilave përhapnin qëndrimet dhe politikat e tyre. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se të akuzuarit siguruan pandëshkueshmëri të plotë për kryesit e krimeve. Trupy Gjykues ka konstatuar krime të cilat janë kryer gjatë luftës në Kosovë nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës i vrasjes së paligjshme sipas pikës 9”, tha kryetari i Trupit Gjykues. Smith tha...
Burimi:
ntv.al