Trupat e baletit të Shqipërisë dhe Kosovës për herë të parë në të njëjtën skenë

Trupat e baletit të Shqipërisë dhe Kosovës për herë të parë në të njëjtën skenë

Për herë të parë, trupat e Baletit të Shqipërisë dhe të Kosovës do të ndajnë të njëjtën skenë, në një bashkëpunim që është cilësuar si një moment i rëndësishëm kulturor për të dyja vendet. Shfaqja “Neighbours / From Motherland”, me koreografi dhe konceptim nga Brigel Gjoka dhe Rauf “RubberLegz” Yasit, do të hapë edicionin e pestë të IDFT – International Dance Festival Tirana, përmes një premiere botërore. Vepra do të sjellë në skenë një rrëfim për rrënjët e përbashkëta, identitetin dhe marrëdhëniet mes dy Shqipërise e Kosovës, duke shënuar një moment historik kulturor, përmes gjuhës së kërcimit bashkëkohor. Përtej dimensionit artistik, bashkimi i dy trupave të baletit në një produksion të përbashkët përbën edhe një ngjarje të veçantë në skenën kulturore të Tiranës e Prishtinës....