Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, zhvillohet takimi i parë trepalësh mes tre fuqive botërore

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, zhvillohet takimi i parë trepalësh mes tre fuqive botërore

Takimi i parë trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, nisi në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen të Kinës. Tre udhëheqësit pritet të diskutojnë për çarmatimin bërthamor, si dhe për luftërat në Iran dhe Ukrainë. Përpara takimit trepalësh, Trump zhvilloi takime të veçanta me Putinin dhe Xi Jinpingun. Presidenti amerikan dhe ai rus zhvilluan një takim të shkurtër dhe të paparalajmëruar në margjinat e samitit, i cili nuk kishte karakterin e një takimi zyrtar dypalësh. Takimi u zhvillua në kompleksin qeveritar të pritjeve, Kylin Villa, në një dhomë të veçantë të qendrës së konferencave, ku po mbaheshin seancat plenare të samitit. Zyrtarë amerikanë i thanë Radios Evropa e Lirë se bëhej fjalë...