Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit: “A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme?”

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit: “A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme?”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat republikanët pësuan humbje të thella. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi ai kishte deklaruar se do ta pranonte rezultatin e votimit. Në një postim të së hënës në platformën e tij Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi: “A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme? Si është e mundur që sondazhet të kenë gabuar kaq shumë?”. Deklarata duket se bie ndesh me qëndrimin që Trump kishte mbajtur në natën e zgjedhjeve, kur ishte shprehur se ishte “plotësisht i gatshëm” ta pranonte rezultatin. Në zgjedhjet e javës së kaluar, demokratët rimorën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan. Sipas rezultateve të deritanishme, ata...