Trump: Ukraina të zgjedhë President të ri, ky nuk bën marrëveshje me Rusinë

Trump: Ukraina të zgjedhë President të ri, ky nuk bën marrëveshje me Rusinë

Presidenti Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky të shtunën, duke kërkuar që presidenti ukrainas të zëvendësohet dhe që Kievi të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Deklaratat e presidentit amerikan u bënë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm një ditë pasi njoftoi marrëveshjen e tij me Moskën për furnizimin me naftë ruse në tregjet ndërkombëtare dhe heqjen e përkohshme të sanksioneve amerikane në lidhje me këtë karburant. “Unë sugjeroj që ata të kenë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje”, tha Trump, duke i’u referuar Zelensky-t. Në fakt, ai argumentoi se presidenti ukrainas pati vazhdimisht mundësinë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por nuk e bëri këtë. “Për ndonjë arsye, ai nuk e bën kurrë”, tha ai,...