Trump u ndalon aksesin CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë

Trump u ndalon aksesin CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë

Bota E Premte, 18 Shtator 2026 21:55 Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndalimin e aksesit në Shtëpinë e Bardhë për tre media të njohura amerikane, CNN, MS NOW dhe Politico, duke i akuzuar për raportime që ai i konsideron të rreme. Vendimi u bë publik të premten përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku Trump tha se masa hyn në fuqi menjëherë. Ai paralajmëroi gjithashtu se edhe media të tjera mund të përballen me të njëjtin kufizim. Trump nuk dha shembuj konkretë të raportimeve që e kanë çuar në këtë vendim. Në postimin e tij, ai argumentoi se mediat nuk duhet të publikojnë atë që ai e cilëson si “fiction and lies” gjatë raportimit për presidentin, administratën dhe Shtetet e Bashkuara. Deri...