No Image Available

Trump trazon protestat në Francë: Islami po përpiqet të pushtojë një vend dikur të madh

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj protestave studentore në Francë, duke pretenduar se ato nuk lidhen vetëm me çështjet e arsimit. Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump deklaroi se protestat, sipas tij, kanë një tjetër motiv, duke e lidhur situatën me Islamin. “Kjo nuk ka të bëjë me shkollat. Kjo ka të bëjë me Islamin që dëshiron të pushtojë një vend dikur të madh”, shkroi Trump. Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur dhjetëra mijëra nxënës të shkollave të mesme kanë dalë sërish në protestë në qytete të ndryshme të Francës. Demonstratat kanë hyrë në raundin e tretë dhe protestuesit kërkojnë më shumë burime për arsimin dhe institucionet arsimore. Protestat janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me tensione, vandalizëm dhe...