Trump takohet me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë në samitin e QUAD-it

Trump takohet me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë në samitin e QUAD-it

Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar në Manila me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë. Këto takimë u bënë në kuadër të dialogut katërpalësh të sigurisë, të njohur si QUAD. Trump, kryeministri indian Narendra Modi, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi dhe kryeministri australian Anthony Albanese realizuan fillimisht një fotografi të përbashkët, përpara se të zhvillonin një samit katërpalësh. Takimi vjen pas mbërritjes së Trumpit në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku ai ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët e vendeve pjesëmarrëse në këtë format bashkëpunimi.