Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke pretenduar se vendi bëri “një hap të madh prapa në histori”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump iu referua trazirave në tregun e aksioneve, duke përmendur humbje prej 3 trilionë dollarësh brenda një dite, ndërsa shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të rimëkëmben.  “Amerika bëri një hap të madh prapa në histori me rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, shkroi presidenti amerikan, duke shprehur pakënaqësinë e tij të fortë me rezultatin e zgjedhjeve. Në të njëjtin postim, ai e lidhi rezultatin me zhvillimet në tregjet financiare, duke pretenduar se Wall Street pësoi humbje të konsiderueshme. “Edhe Tregu i Bursave, i cili në kohën time po...