Trump sinjalizon vendim për Iranin: Mënyra e lehtë ose e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit, ndërsa ka deklaruar se vendimi përfundimtar mbetet në duart e tij. “Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin”, u shpreh Trump për gazetarët, duke shtuar se situata mund të zgjidhet “në mënyrën e lehtë ose në atë të vështirë”. Trump deklaroi gjithashtu se Irani është dëmtuar rëndë dhe pretendoi se Teherani po tërhiqet nga planet për zhvillimin e armëve bërthamore. Në të njëjtën kohë, këshilltarët kryesorë të sigurisë kombëtare të administratës amerikane janë mbledhur në Camp David, ku kanë diskutuar situatën me Iranin dhe zhvillimet në Jemen. Takimi është zhvilluar në mënyrë të mbyllur dhe në fokus kanë qenë opsionet që ka...
Burimi:
ntv.al