Trump: Shkatërruam pajisjet e reja që Irani po përpiqej të ndërtonte përgjatë ngushticës së Hormuzit!
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se fushata e ushtarake e SHBA-së kundër Iranit nuk do të vazhdojë ‘për shumë gjatë’, pas shkëmbimit më të madh të zjarrit mes Teheranit dhe Uashingtonit që prej muajit korrik. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha se Irani po përpiqej të ndërtonte një raketë të aftë për të hedhur mina dhe se forcat amerikane e kishin shkatërruar atë. Sipas tij, Teherani po përpiqej gjithashtu të rikthente në funksion sistemet e radarëve dhe raketave, të cilat ishin goditur nga sulmet amerikane. ‘Ne shkatërruam të gjitha pajisjet e reja që ata po përpiqeshin të ndërtonin përgjatë ngushticës së Hormuzit, disa mbrojtëse dhe disa sulmuese. Ishte një sulm shumë i fuqishëm mbrëmë dhe ne jemi të gatshëm të...
Burimi:
syri.net