Trump reagon pas operacionit në Fairford: Donin të shkaktonin dëme serioze, i kishim nën hetim prej kohësh
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka cilësuar si “fantastike” dhe një shembull të bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh arrestimet e pesë personave të dyshuar për përgatitjen e një sulmi ndaj bazës ajrore ushtarake RAF Fairford në Gloucestershire, Angli. I pyetur nga gazetarët menjëherë pas zbarkimit me Air Force One në Çikago — ku ndodhet për të marrë pjesë në turneun e golfit President’s Cup — kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se të dyshuarit ishin nën mbikëqyrje prej kohësh nga shërbimet e inteligjencës. Elogje për inteligjencën dhe bashkëpunimin dypalësh Trump theksoi se operacioni i përbashkët me autoritetet britanike shmangu një goditje të mundshme ndaj infrastrukturës ushtarake të përdorur nga forcat amerikane dhe ato të Mbretërisë së Bashkuar. “Ne i kemi vëzhguar ata për...
Burimi:
kohajone.com