Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të ashpra ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me taktikat e tij ushtarake dhe sulmet ndaj objekteve ruse të karburantit. Gjatë një prononcimi të dielën nga klubi i tij i golfit në Doonbeg të Irlandës, Trump u shpreh se Zelenskyy po dëmton ekonominë botërore përmes këtyre veprimeve. Sipas tij, mungesa e karburantit dhe naftës në tregjet globale po shkaktohet nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe jo nga situata në Lindjen e Mesme, ndaj i bëri thirrje Kievit që të ndalojë shkatërrimin e karburantit dizel në Rusi. “Zelensky duhet të bëjë një gjë, të ndalojë shkatërrimin e karburantit dizel në Rusi. Ai po krijon mungesë të naftës. Kjo nuk po ndodh për shkak të Lindjes së Mesme, por për shkak të...