Trump: Pagesat prej 5,000 dollarësh janë të lehta për tu përfshirë në buxhetin federal –
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë premtimin e tij për të dërguar 5,000 dollarë për çdo të rritur amerikan nëse Partia e tij Republikane mban kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e këtij viti. “Nuk e di, por është e lehtë nëse fitojnë republikanët. 5,000 dollarë për të gjithë të rriturit në vend dhe ne mund ta përballojmë lehtësisht këtë sepse po marrim kaq shumë para”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse Kongresi do të duhej të miratonte pagesat, duke shtuar se triliona dollarë po hynin në vend. Trump zbuloi idenë e pagesave prej 5,000 dollarësh gjatë një fjalimi në konventën e Partisë Republikane javën e kaluar. Duke folur me gazetarët të dielën në Irlandë, ku po merrte...
Burimi:
javanews.al