Trump në krah të Jensen Huang, çfarë zbulon qëndrimi i tij për skandalin e Nvidia-s?

Trump në krah të Jensen Huang, çfarë zbulon qëndrimi i tij për skandalin e Nvidia-s?

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i kompanisë Nvidia ngre pikëpyetje jo vetëm për të ardhmen e gjigantit amerikan të teknologjisë, por edhe për mënyrën se si administrata e Donald Trump ka trajtuar dyshimet për spiunazh kinez dhe rreziqet që mund t’i kanosen sigurisë kombëtare të SHBA-së. Sipas analizave të publikuara nga mediat amerikane, Huang mund të ketë vendosur të largohet përpara se bordi drejtues i Nvidia-s të merrte një vendim për shkarkimin e tij. Nëse kjo do të konfirmohej, do të tregonte se drejtuesit e kompanisë i kanë marrë shumë më seriozisht dyshimet për një ndërhyrje të mundshme kineze në aktivitetin e saj sesa presidenti amerikan Donald Trump. Sipas raportimeve të “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, dyshimet se Alice Huang Le, partnerja...