Trump kritikon Spanjën për emigrantët: Ka zero kontroll mbi kufirin –
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Spanjën për mënyrën se si po menaxhon krizën e emigrantëve në Ceuta, pas hyrjes masive të dhjetëra mijëra personave nga Maroku. “Shumë e trishtë ajo që po ndodh në Spanjë, një vend me ZERO kontroll mbi kufirin e tij”, shkroi Trump në rrjetet sociale. Deklarata pason kritikat që presidenti amerikan bëri pak ditë më parë në një intervistë për GB News, ku u shpreh i habitur nga përmasat e fluksit të emigrantëve. “Ajo që po ndodh atje është shumë e trishtë për t’u parë. Mijëra njerëz po hyjnë masivisht në vendin e tyre. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan ka fajësuar gjithashtu “ligjet e dobëta” dhe “keqmenaxhimin” e qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez...
Burimi:
javanews.al