Trump: Jemi gati të godasim sërish Iranin –

Trump: Jemi gati të godasim sërish Iranin –

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin një tjetër sulm kundër Iranit “kurdo që të dëshirojnë”. Ai tha se forcat amerikane kryen një “sulm shumë të fuqishëm” kundër pajisjeve të reja ushtarake iraniane. Sipas Trumpit, gjatë operacionit u shkatërruan sisteme mbrojtëse dhe sulmuese që Irani po përpiqej t’i vendoste pranë Ngushticës së Hormuzit. Presidenti amerikan pretendoi se Uashingtoni tashmë kontrollon këtë rrugë ujore strategjike. Ai theksoi gjithashtu se Irani nuk duhet të lejohet të zotërojë armë bërthamore. Autoritetet iraniane deklaruan se nga sulmet amerikane të së martës humbën jetën 18 persona dhe u plagosën 108 të tjerë. Teherani akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishin goditur zona civile dhe infrastrukturë të vendit. Ministria e Jashtme iraniane bëri të ditur...