Trump: Irani ka raketa që arrijnë deri në Evropë, mund të godisnin edhe Los Anxhelosin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur qëndrimin e administratës së tij ndaj krizës në Lindjen e Mesme, gjatë një tubimi elektoral në Misisipi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit. Gjatë fjalimit, Trump pretendoi se Irani tashmë disponon një raketë me rreze veprimi që arrin deri në Evropë, duke ngritur shqetësime edhe për sigurinë e qyteteve amerikane. “Iranianët tani kanë një raketë që, në thelb, arrin deri në Evropë. Nuk duhet ta kenë një të tillë. Pyetëm veten: ‘Nga dreqin e gjetën këtë?’ Ata do të godisnin qytetet tona. Do të godisnin San Diegon. Do të godisnin Los Anxhelosin”, deklaroi presidenti amerikan. Trump nuk dha detaje të mëtejshme për raketën, ndërsa pretendimet e tij nuk u shoqëruan me prova konkrete gjatë...
Burimi:
syri.net