TRUMP-IRAN NISIN NJE PERPLASJE PA FRENA
Përplasja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara merr një tjetër kthesë, këtë herë në planin retorik. Garda Revolucionare iraniane e ka cilësuar Donald Trumpin “një gënjeshtar të madh”, duke hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan për programin bërthamor të Teheranit dhe zhvillimet e konfliktit. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebbi, gjatë një konference për mediat në Teheran. Sipas Reuters, Mohebbi akuzoi Trumpin se po paraqet në mënyrë të rreme qëndrimet dhe kapacitetet e Iranit, ndërsa u bëri thirrje amerikanëve të informohen për atë që ai e përshkroi si realitetin e konfliktit. Në një letër të hapur prej 25 faqesh drejtuar popullit amerikan, Garda Revolucionare u bëri thirrje votuesve në Shtetet e Bashkuara që të refuzojnë politikat e Trumpit në zgjedhjet e...
Burimi:
ntv.al