Trump i zemëruar pas humbjes së Çmimit Nobel për Paqen: E turpshme, duhet ta kisha fituar unë
Ashtu si vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për faktin se nuk iu dha Çmimi Nobel për Paqen, duke thënë me hidhërim se “nuk kishte dëgjuar kurrë” për gjyqtaren e shquar të Afrikës së Jugut, Navi Pillay, çmimi i së cilës u njoftua ditën e djeshme. “Shtetet e Bashkuara, të përfaqësuara nga unë, presidenti juaj, duhet ta kishin marrë Çmimin Nobel për Paqen, por nuk e morën”, theksoi Trump gjatë një fjalimi në Syracuse. “Kjo është një njollë e pashlyeshme mbi Norvegjinë dhe mbi ata që morën këtë vendim të turpshëm dhe të pandershëm. Çmimi Nobel për Paqen është diskredituar më shumë se kurrë nga një grusht ideologësh radikalë që janë “antidemokraci” dhe “në realitet armiq të qytetërimit”,...
Burimi:
ntv.al