Trump i kërkon Zelenskyt të ndalojë goditjet ndaj infrastrukturës ruse të karburanteve: “Mos godisni naftën, po dëmtoni botën”
Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të ndalojë sulmet ndaj rafinerive dhe objekteve të infrastrukturës ruse të karburanteve, duke argumentuar se goditjet ukrainase po rëndojnë më tej një treg global të naftës dhe produkteve të rafinuara tashmë nën presion. Deklarata e Trump u bë të dielën, 13 shtator, gjatë vizitës së tij në Irlandë, ku ai ndodhej në klubin e tij të golfit në Doonbeg për finalen e Irish Open. I pyetur nga gazetarët për Ukrainën dhe bisedat e fundit me Zelenskyn, Trump e bëri të qartë se kërkon që Kievi të ndryshojë objektivat e sulmeve të tij me dronë. “Zelensky duhet të bëjë një gjë: duhet të ndalojë goditjen e karburantit dizel në Rusi”, tha Trump, duke...
Burimi:
kohajone.com