Trump i kërkon Rezervës Federale të ‘bëhet e zgjuar’, të ulë normat e interesit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi të premten Rezervës Federale të ulë normat e interesit, duke thënë se ekonomia amerikane është më e fortë dhe duke paralajmëruar se kostot e larta të huamarrjes e vënë vendin në disavantazh. “Sapo u njoftua një numër i shkëlqyer vendesh pune, duke thyer të gjitha parashikimet (përveç timeve!) dyfish e trefish”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social. Trump i bëri thirrje Rezervës Federale të ulë normat e interesit, duke argumentuar se kushtet më të forta ekonomike justifikojnë kostot më të ulëta të huamarrjes. «Ulni normat e interesit sepse SHBA-të janë një kredi shumë më e fortë sesa ishin vetëm pak kohë më parë!» tha ai. “Një vend i fortë do të thotë një...
Burimi:
syri.net