Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Elon Musk ka rivendosur aksesin në internetin satelitor Starlink për Ukrainën, pasi kufizimet e lidhjes kishin ndikuar në operacionet e forcave të armatosura të Kievit. Deklarata e Trump erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se lidhja me Starshield, sistemin e komunikimit të nivelit ushtarak që mbështetet në teknologjinë Starlink të kompanisë SpaceX, nuk ishte rikthyer ende plotësisht. Më herët, Musk kishte mohuar se ishte përgjegjës për ngadalësimin e lidhjes, e cila luan një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Ukrainës. Sistemi përdoret nga forcat ukrainase për komunikim, koordinimin e operacioneve dhe kontrollin e dronëve, si në sulmet ndaj objektivave ruse, ashtu edhe në mbrojtjen kundër sulmeve. I pyetur për raportimet se kishte telefonuar Muskun...