Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan, nëse fitojmë zgjedhjet

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan, nëse fitojmë zgjedhjet

Donald Trump ka premtuar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara do të marrë 5 mijë dollarë nëse republikanët arrijnë të mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit. Deklarata u bë gjatë një fjalimi maratonë në konventën e parë republikane për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluar në Dallas. Për gati dy orë, presidenti sulmoi demokratët, të cilët i cilësoi si “radikalë”, ndërsa mbrojti edhe luftën e SHBA-së me Iranin, shkruan The Guardian. “Nëse republikanët fitojnë, ju fitoni bashkë me ne dhe merrni 5 mijë dollarë”, deklaroi Trump para turmës. Propozimi do të kushtonte më shumë se 1 trilion dollarë, duke ngritur menjëherë pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si do të financohej dhe mbi aspektet etike të një...